
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit ka nisur këtë vit me shqiptimin e gjobave ndaj të gjithë atyre që shkaktojnë ndotjen e mjedisit.
Inspektorët e sektorit të shërbimeve komunale kanë dënuar një qytetar të Mitrovicës me gjobë në vlerë prej 40 euro, si pajoj e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike.
Drejtoria e inspeksionit apelon tek të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe mos të bëjnë hedhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve, përndryshe do të gjobiten me gjoba mandatore konform ligjeve në fuqi.











