Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dreqi fshihet në detaje”, çka deklaruan liderët e opozitës për draft-statutin e Asociacionit pasi u takuan me Lajçakun

08/11/2023 - 08:34
në Lajme
A A
“Dreqi fshihet në detaje”, çka deklaruan liderët e opozitës për draft-statutin e Asociacionit pasi u takuan me Lajçakun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak të martën ishte për vizitë në Prishtinë.

Ai u takua me liderët e partive opozitare. Ne takim me Lajcakun ishte kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ai I PDK-së Memli Krasniqi, derisa LDK-në e përfaqësoi Lutfi Haziri.

Nga PDK e LDK thanë se nuk e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar së fundmi. Por lideri i AAK-së i demantoid kolegët e tij. Ai tha se në takim me Lajçakun e pa dokumentin e draft-statutit të Asociacionit.

Ndryshe nga kolegët e tij, Haradinaj tha se në takim kanë pasur mundësi që siç tha ai “të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi edhe të zhvillojmë një bisedë në lidhje me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën”.

“Sapo përfunduam një takim me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Lajçak por edhe me ekspertë të tjerë që ishin me të, po ashtu patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi edhe të zhvillojmë një bisedë në lidhje me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe atë çka mund të presë Kosova po ashtu pas implementimit të obligimeve që i ka marrë në bazë të planit frako-gjerman”- deklaroi Haradinaj.

Ai tha se drafti i shpjegon të të gjitha mundësitë që asociacioni ia jep komunave me shumicë serbe dhe se sipas kryetarit të AAK-së, çdo herë i referohet  Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“E kemi lexuar draftin në tërësi, drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që asociacioni ia jep komunave me shumicë serbe, kuptohet çdo herë i referohet  Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshohen përgjegjësitë e komunave, komentet se a pajtohemi më këtë draft do ti japim për shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Kushtetuesja dhe të gjitha aktet tjera”- tha Haradinaj.

“Ajo që për mua është me rëndësi në implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap përpara dhe mundem me thënë se është kompromis i madh i Kosovës që buron nga obligimi i marrë shumë më herët edhe Kosova me të drejtë kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësim në NATO”- shtoi ai.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi teksa komentuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se nuk kanë pasur mundësi ta konsultojnë tekstin integral, teksa tha se shqetësimet e tyre vazhdojë të jenë prezentë pasi sipas tij “dreqi fshihet në detaje”.

“Shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye sepse nuk jemi të njoftuar në detajet e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”. Neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurtë se një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë dhe nuk do ta transformojë Kosovën nga idealet e themeluesve të saj”- tha Krasniqi.

“Ai na informoi për hapat që janë ndërmarrë nga ana e tyre dhe po ashtu në termat e përgjithësuar shprehu qëndrimin e shteteve të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të tjerë që drafti i Asociacionit që është propozuar Qeverisë është një draft që është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që nuk shkon përtej vijave të kuqe por fatkeqësisht nuk patëm mundësi ta konsultojmë tekstin integral”- shtoi ai.

Kryetari i PDK-së theksoi se qëndrimi i partisë së tij është se duhet të ketë vendosshmëri më të madhe për të shkuar përpara në këtë proces dhe të ketë më shumë transparencë.

“…Nuk po flasim për një marrëveshje  në mesin e dhjetra marrëveshjeve që janë nënshkruar e janë diskutuar por po flasim për një nga pjesët më kontraverse që janë diskutuar e kanë preokupuar skenën politike për vite me radhë, pra drafti për formimin e Asociacionit në këtë kuadër mendoj që është për tu kritikuar qasja e institucioneve të Kosovës, qeverisë me mungesën e plotë të transparencës ndaj qytetarëve por edhe përfaqësuesve sepse në fund të fundit është e pamjaftueshme të thuhet se ky draft është apo nuk është në pajtim me Kushtetutën, pa i lexuar nga një perspektivë e ekspertizës kushtetutese të gjitha nenet dhe tekstin e marrëveshjs”- tha ai.

Më tej, Krasniqi tha se ka kërkuar nga Lajça që të hiqen masat ndaj Kosovës pasi sipas tij të njëjtat janë të pa drejta, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë.

“Kam kërkuar po ashtu nga Lajçak atë që e kam kërkuar edhe më herët në Bruksel e Francë e cdo takim tjetër që sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet nga ana e BE-së sepse nuk konsideroj që është një qasje e drejtë sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku ne jemi të bindur se ishte involvim i shtetit serb, ndërkaq nuk kia asnjë veprim ndaj Beogradit zyrtar, shpresoj që kërkesa të mirret parasysh”- deklaroi Krasniqi.

Ai tha se takimet do vazhdojnë dhe se do jenë në komunikim me partnerët duke shtuar se i ka propozuar kryeministrit, Albin Kurti që të mbajnë një seancë të mbyllur, nëse ka obligime të tilla siç është konfidencialiteti i dokumentit.

“Kam mirëkuptim në kuptimin e procesit sepse ne kemi përvojë në procese të tilla, që palët ia vendosin një “embargo” një teksti për të mos u keqinterpretuar apo keqpërdorur, por kjo do duhet t’i vendosej një publiku të gjerë por nuk besoj që duhet të jetë për përfaqësuesit legjitim politik të qytetarëve të Kosovës. I kam propozuar Kurtit që  nëse ka obligime të tilla që duhet të respektohen, të kemi një seancë të mbyllur të Kuvendit ku do diskutojnë deputetët të cilët pastaj janë të obliguar ta mbajnë konfidencialitetin e duhur”- tha mes tjerash Krasniqi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas takimit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha se ka konfirmuar angazhimin e LDK-së në këtë proces dhe se nuk ka opsion tjetër përpos dialogut.

Haziri tha se situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, por fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të  kapitalizojë këtë ambient të mirë politik dhe rikthimin e imazhit të Kosovës.

“Ne u takuam për të disatën herë. Angazhimi i tij është për tu vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit, së paku në parime dhe në angazhim apo orientime që kryeministri duhet me u ofruar deputetëve dhe popullit të Kosovës”, tha ai.

I pyetur për vlerësimin e LDK-së lidhur me draftin e ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Haziri tha se është detyrë e kryeministrit ta prezantojë dokumentin.

Ai tha se janë disa drafte në qarkullim dhe sipas tij asnjëri nuk është dokumenti kryesor, por që mund t’i përmbajë disa pika.

“Drafti është në kopje të limituara dhe në duar të pakta…”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë