Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se që nga marrja e detyrës nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk është vërejtur asnjë ndryshim pozitiv.
Në profilin e tij në Facebook, Dreshaj ka shkruar se pacientët kanë mbetur pa përkujdesje, ndërkaq mjekët dhe stafi shëndetësor po punojnë me paga shumë të ulëta.
Ministri duhet ta dijë që çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku real që vendi ynë në të ardhmen e afërt të mbes pa staf të mjaftueshëm shëndetësor”, shkruan ai.
Tutje, deputeti opozitar ka theksuar se ministri Latifi do duhej të ishte me agresiv rreth Ligjit të Pagave, “pasi që deri më tani nuk është dëgjuar të flasë për këtë temë”.
“Ministrit i thashë: dështim në edukim, dështimin në menaxhim, dështim në sistem të pagesave dhe sigurimet shëndetësore dhe miqësisht e pyeta; ministër kur don me ja nis punës?”, përfundon statusi i tij.













