Drita sonte do të luaj ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Kampioni i Kosovës është mysafire e skuadrës malteze, FC Floriana.
Ndeshja zhvillohet në ”Centenary Stadium, Ta’ Qali”, në Malta, më fillim nga ora 19:30.
Kujtojmë që Drita u eliminua në raundin e parë kualifikues të Champions League, ndaj Kauno Zalgiris, dhe tani do të vazhdoj rrugën në Conference League.













