Boksieri britanik, Daniel Dubois ka arritur fitoren e radhës në boks.
Ai mposhti Fabio Wardleyn, duke mbrojtur kështu titullin WBO të peshave të rënda.
Kampioni 29-vjeçar bëri një nisje të stuhishme në O2 Arena të shtunën, dhe këmbët e Wardley-t u lëshuan brenda 17 sekondave nga zilja e hapjes, ndërsa Dubois e rrëzoi në tokë me një grusht të drejtë me të djathtën.
Nuk kishte shpëtim nga sulmi i furishëm i goditjeve në raundin e dytë, pasi Dubois vazhdoi aty ku e la dhe Wardley mori grusht pas grushti derisa peshqiri u hodh dhe gjyqtari Steve Gray e çoi ndeshjen drejt fundit.
Dubois, tashmë ka rekordin prej 24 fitoresh dhe 3 humbjesh./IndeksOnline/
















