Enzo Fernandez është vënë në qendër të kritikave pas një episodi të pazakontë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.
Mesfushori argjentinas, i njohur për grintën dhe ndërhyrjet e ashpra, shtyu nga prapa gjyqtarin gjatë një aksioni, duke e rrëzuar në tokë. Megjithatë, episodi nuk u ndëshkua nga gjyqtari dhe VAR-i nuk ndërhyri.
Fernandez, kampion bote me Argjentinën në vitin 2022, vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të diskutuar, ndërsa shifrat e larta të transferimeve të tij ngrenë pikëpyetje për vlerën që ai dëshmon në fushë.













