
Para pak mintuash, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një gruaje në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Ferat Dragaj”.
Vdekja po konsiderohet si e dyshimtë dhe kjo, ka nxitur reagimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
“Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura!.” – ka shkruar fillimisht ajo.
Tutje, ajo ka thënë se “është dita e katërt e vitit dhe vrasja e kësaj gruaje le të jetë e fundit”.
Në fund, ajo ka pyetur: “P.S A nuk është vrasje në afekt?”.
Të njëjtit postim, Balje e ka ndryshuar duke ia hequr dhe më pas shtuar një fjali të re” P.S. Kërcënime për të vrarë në afekt… vrasje në të njëjtën gjendje mendore!!! Justifikim???”, ka shkruar deputetja.













