Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DW: BE-ja nuk do të humbasë më kohë në Kosovë

01/04/2023 - 18:49
në Kryesore, Lajme
A A
DW: BE-ja nuk do të humbasë më kohë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

BE-ja nuk po humb më kohë pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 18 mars dhe po kërkon nisjen e hapave të parë të zbatimit. Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (04.04.) në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve, shkruan DW.

Takimi ndërmjet kryenegociatorëve, atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviq, konfirmohet për datën 4 prill nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ky është takimi i pari që nga 18 marsi, kur krerët e të dyja vendeve u pajtuan të zbatojnë planin e mbështetur nga perëndimi.

“Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel. Ata janë ftuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për të çuar përpara gjithçka që është arritur në Ohër dhe të fillojnë të bëjnë hapat e parë drejt zbatimit. BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Sipas tij, “të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatim të shpejtë dhe në mirëbesim”.

Kjo është ajo për të cilën po punojmë, ka thënë Peter Stano. “Ne kemi filluar nga ana jonë për të funksionalizuar hapat e parë, që do të thotë të fillojmë të rregullojmë pozicionin e përbashkët të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim për Serbinë dhe për rastin e Kosovës”, tha zëdhënësi Stano.

Realizim i marrëveshjeve të arritura

Propozimi evropian, apo siç njihej më herët ‘plani franko-gjerman’ për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 27 shkurt në Bruksel e më 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, parasheh njohje të dokumenteve dhe simboleve, respektim të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të njëra tjetrës, që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh po ashtu edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Franca dhe Gjermania ndërkohë i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim nga ambasadorët e këtyre vendeve në Kosovë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se pret që “qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa, nga lideri i Serbisë “pret që ai t’i respektojë obligimet që ka marrë dhe se në të kundërtën do të ketë pasoja për të dyja palët”.

“Është shumë herët të thuhet, se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi tek përfitimet”, tha Guerot, gjatë një debati në një qendër mediale në Çagllavicë, ku u debatua për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, që ishte pjesë e debatit, u shpreh optimist për zbatimin e marrëveshjes. “Tani kemi edhe vullnetin politik të aktorëve”, tha ambasadori Rohde, duke shtuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është një “obligim afatgjatë”. Ai tha se Kosova duhet të respektojë pjesën që ka të bëjë me vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, ndërkaq Serbia nuk duhet të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Kjo marrëveshje do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës”, tha ambasadori gjerman.

Reagime pas incidenteve në veri

Ndërkohë në veri të Kosovës incidentet vazhdojnë. Sipas policisë, gjatë dy ditëve të shkuara, persona të panjohur u vunë flakën disa veturave të serbëve që mbanin targa të Republikës së Kosovës me inicialet (RKS). Kjo ka ndodhur edhe më parë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, në reagimin e tij, tha se “dhuna nuk është asnjëherë opcion”.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, tha Rohde.

Kreu i zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se “dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale”. “Kjo është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë aktorët relevant”, tha Szunyog.

Kësaj thirrjeje iu bashkua edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it. “Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, tha ambasadori Abbott.

Komuniteti ndërkombëtar pareshtur bën përpjekje që Kosova dhe Serbia të mund të normalizojnë marrëdhëniet përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Aneksi i zbatimit të marrëveshjes që Kosova dhe Serbia u pajtuan në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë nuk u nënshkrua dhe kjo nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor.

Por Bashkimi Evropian ka theksuar se kjo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme dhe se do të bëhet pjesë integrale e procesit të integrimit të Serbisë dhe Kosovës në BE. Autoritetet në Kosovë i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë sjelljen e Serbisë, e cila sipas kryeministrit të Kosovës, po refuzon të nënshkruajë pajtimin e arritur në Ohër, për të cilën kryeministri Kurti thotë se ishte “i gatshëm ta nënshkruaj”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më herët se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen, përveç pjesëve që kanë të bëjnë me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara./DW/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë