Më 2 mars Skender Bajrami – pronar i Auto Sallon “Alberti” ishte arrestuar në kuadër të aksionit ndaj disa biznesmenëve nën dyshimin për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Mirëpo, sot Gjykata Themelore e Ferizajt nuk e ka aprovuar kërkesën e Prokurisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij biznesmeni multimilioner, duke e lënë të lirë të njëjtin.
Pra, nga 15 persona të arrestuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi, 14 të arrestuarve iu është caktuar masa e paraburgimit, përderisa vetëm Skender Bajrami ka arritur të lirohet, i cili e ka pasur avokat Besnik Berishën.
Pas lirimit të arrestuarit për tri raste të fajdeve, Skender Bajrami, ka raguar avokati i tij, Besnik Berisha përmes një statusi në Facebook, duke shkruar: “U provua qe z. Skender Bajrami eshte vec nje afarist i suksesshem dhe veprimtaria e AS ” Alberti” ishte dhe eshte teresisht e ligjshme. Jam i lumtur qe ketij epilogu i kontribuova si avokat i z. Bajrami me aq sa dita dhe munda. Rastet si ky me bejne te luftoj edhe me shume!”

Ana tjetër e ‘medaljes’
Besnk Berisha përveç profesionit të avokatit, ka edhe disa biznese tjera, përfshirë edhe portalin Sinjali që është pjesë e kompanisë Sinjali Sh.P.K., ku aty është pronar i 100% të aksioneve, drejtor dhe person i autorizuar.

Pas arrestimit të 15 personave që përmes bizneseve dyshohet se kishin dhënë fajde, portali Sinjali ku drejtor është Besnik Berisha, kishte publikuar një listë me persona të arrestuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Skender Bajrami – pronar i Auto Sallonit “Alberti”. Mirëpo, disa minuta pas publikimit ai lajm nuk ishte gjetur më online deri sot, përderisa portali Sinjali publike lajme ekskluzive me listën e të arrestuarve, por pa emrin e Skender Bajramit, ku krijohej përshtypja se ai nuk ishte arrestuar.


Mirëpo, portali Veriu.info dhe portali Frontonline nuk heshtën dhe nuk ranë në grackë të tentimit të krijimit të përshtypjes se gjoja nuk është arrestuar Skender Bajrami për fajde, por vazhduan për dy ditë të publikojnë shkrime ekskluzive për arrestimin e tij.
Sot, pas një shkrimi të publikuar nga Sinjali me rastin e lirimit të Skender Bajramit u kuptua se avokat i tij në këtë rast është Besnik Berisha, i cili pra njëherësh është edhe drejtor dhe pronar i Sinjalit.
Dy ‘Besnika’ – kredibilitetit të cilit t’i besojmë?
Përderisa Benik Berisha në cilësinë e avokatit shkruan në Facebook, duke mbrojtur të dyshuarin për dhënie të fajdeve dhe duke shprehur lumturinë e tij, se në rolin e avokatit kishte kontribuar për këtë lirim, portali ku ai është drejtor ka vazhduar të publikoj dosjet e prokurorisë për personat e tjerë në këtë rast, duke shpjeguar në detaje se si dyshohet se kanë dhënë fajde, por duke mos publikuar dosjen për Skender Bajramin.
Pra, Besnik Berisha si avokat mbron dhe ndihet i lumtur që ka kontribuar në lirimin e Skender Bajramit, të dyshuarit për dhënie të fajdeve në tri raste, por portali ky drejtor dhe pronar është Besnik Berisha, demaskon në mënyrë të detajuar personat e tjerë të përfshirë në rastin e fajedeve bashkë me Skender Bajramin.













