Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dy orë m’kanë mshelë e kanë dashtë me m’vra, veç pse e lashë punën” – Rrëfimi i dhimbshëm i 25 vjeçarit nga Mitrovica (VIDEO)

17/04/2026 - 20:28
në Kryesore, Lajme
A A
“Dy orë m’kanë mshelë e kanë dashtë me m’vra, veç pse e lashë punën” – Rrëfimi i dhimbshëm i 25 vjeçarit nga Mitrovica (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një 25-vjeçar nga Mitrovica pretendon se është rrëmbyer, rrahur dhe kërcënuar nga ish-punëdhënësit e tij, pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Eroll Deliqi thotë se kishte punuar për rreth pesë vjet në kompaninë “Beha Trans”. Sipas tij, më 19 shkurt kishte dalë për të diskutuar për kthimin e një borxhi prej 300 eurosh, por pretendon se është marrë me veturë dhe është dërguar në objektin e kompanisë në Kçiq, ku është mbajtur i mbyllur për rreth tri orë.

Ai deklaron se gjatë kësaj kohe është rrahur dhe kërcënuar nga pronarët e kompanisë, Orhan dhe Behram Sahiti. Sipas tij, është kërcënuar që të vazhdojë punën dhe pretendon se në një moment është tentuar të sulmohet edhe me një shufër metalike.

25-vjeçari thotë se, për t’u liruar, është detyruar të nënshkruajë një kontratë të shkruar me dorë për të vazhduar punën me pagë prej 1000 eurosh.

Ai deklaron se disa ditë pas ngjarjes, njëri nga vëllezërit i ka shkuar te shtëpia dhe i ka kërkuar 1300 euro, duke e kërcënuar. Sipas tij, kërcënimet kanë vazhduar edhe në raste të tjera, përfshirë përndjekje dhe kërcënime për thyerje gjymtyrësh.

Deliqi thotë se rastin e ka raportuar në Polici disa herë dhe se borxhin prej 300 eurosh e pranon, por kundërshton shumën prej 1300 eurosh që pretendon se po i kërkohet.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është raportuar dhe është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim.

Pronarët e kompanisë “Beha Trans” kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se rasti është i inskenuar. Një roje e kompanisë ka deklaruar se 25-vjeçari është sjellë në objekt atë natë, por se nuk ka parë apo dëgjuar se është rrahur nga dikush aty.

Ndërkohë, Brikena Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) bëri thirrje që rastet e dhunës, kërcënimeve dhe detyrimit në vendin e punës të raportohen në institucionet përkatëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë