Kupa e Botës 2026 po sjell rekorde interesante, edhe pse jemi ende në fazën e grupeve.
Një prej rekordeve interesante është që dy kombëtare pjesëmarrëse, nga dy ndeshje të zhvilluara deri më tani, kanë marrë nga dy kartonë të kuq, derisa nuk kanë shënuar asnjë gol.
Afrika e Jugut në ndeshjen e parë ndaj Meksikës, ku pësoi humbje me rezultat 2-0, pranoi dy përjashtime, me Yaya Sithole dhe Themba Zwane.
Ndërsa kombëtarja e Katarit, po ashtu morri dy karton të kuq në humbjen 6-0 në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, ndaj Kandasë.
Aty u përjashtuan Homam Al Amin dhe Assim Omer Madibo./IndeksOnline/















