
Një person është sulmuar fizikisht derisa ishte duke qëndruar në një motel në Obiliq.
Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar viktimën duke e goditur me kondak të revoles.
“Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.











