Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes.
Në automjet ndodheshin një vozitës rreth 40 vjeç dhe një pasagjere 24-vjeçare. Burimet e Klan Kosova bëjnë të ditur se vozitësi është personi me inicialet N.H, kurse pasagjerja me inicialet J.I.
Si pasojë e shpërthimit, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe fillimisht është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pasagjerja ka pësuar lëndime më të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet emergjente dhe prokurori kujdestar. Policia ka bërë të ditur se motivet e rastit ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e personit ose personave të dyshuar.













