
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e donatorëve që kanë kontribuar me mjete financiare në Fondin Emergjent të Vërshimeve, mjete financiare këto që janë transferuar nga data 25 deri më 31 janar.
Në vlerën e përgjithshme të kësaj periudhe, ku janë publikuar emrat e donatorëve si nga jashtë ashtu edhe brenda Kosovës, janë 138,834.81, që janë deponuar në llogarinë bankare të Komunës.
Siç shihet nga tabela e donatorëve për Skenderajn kanë dhuruar mjete financiare edhe dy firma që udhëhiqen nga vëllezërit e ish presidentit Thaçi.
Geo Mineral që është në pronësi të Idriz Thaçit dhe Iliria Building në pronësi të Blerim Thaçit kanë dhuruar secila nga 10 mijë pēr Skenderajn pas vërshimeve të fundit.













