
Faturat e rrymës që janë shpërndarë për muajin dhjetor kanë ngjallur pakënaqësi, pasi qytetarët janë ankuar dhe kanë bërë postime në rrjetet e tyre sociale lidhur me këto fatura të larta, njofton Veriu Info.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e VeriuInfo faturën e muajit dhjetor, ku shihet se ajo është dyfish më e lartë në çmim se sa ajo e muajit nëntor.
Ai ka treguar se për muajin nëntor ka paguar 310 euro. ndërkaq për muajin dhjetor 629 euro, e që tregon se është një ndryshim drastik.
Kjo faturë është për rrymën e shfrytëzuar për shtëpi nga një vushtrrias./VeriuInfo











