
Analisti Parim Olluri, ka ironizuar pas raportimeve se shokët e zv/ministrit Hysen Durmishi, kanë përfituar edhe dy tenderë.
Fjala është për kompaninë ‘Bageri’ e cila mbrëmë u raportua se ka përfituar dy tenderë nga Ministria e Infrastrukturës.
Olluri ka pyetur nëse në këtë rast mund të ndërhyjë edhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë.
“A guxon kjo Byroja… me ia konfisku shokut te Hysenit karrigen e kuqe? Apo ky vazhdon komoditetin si Boss gjate qeverisjes Krejt dhe Drejt?”, ka shkruar Parim Olluri.











