Sot, në një lokacion në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut kanë nisur gërmimet ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Nga pamjet e ndara shihet se prezentë janë edhe policia e Kosovës. Po ashtu, të angazhuar janë edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe, përveç tyre, në operacion po marrin pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it, të cilët po ofrojnë mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve.











