Janë arrestuar tre persona të dyshuar, për rastin e djegies së Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, raporton Gazeta Blic.
“Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Muzeu ishte djegur më 30 gusht, rreth orës 18:30, ku përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.












