Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale vjedhje, rast ky i raportuar një ditë më parë në Mitrovicë.
“Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: S. Sh.,48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 27 nëntor 2022, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një gjenerator, një radiator elektrik dhe gjësende tjera. Sendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe të njëjtat do të procedohen si dëshmi materiale në rast”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton “Veriu.info”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Veriu.info












