
Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se i mungonin dokumentet personale, kartelat bankare dhe një Iphone 13.
Dyshohet se vajza ishte e dehur.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, pasi ajo kishte mbërritur tek banesa e saj.
“Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.












