Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi ka fotografuar fqinjin e tij kur ka dalë nga shtëpia, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ankuesi ka raportuar se fqinji tash e një kohë e fotografon atë, gruan dhe fëmijët e tij sa herë dalin nga shtëpia.
Nga ai është sekuestruar një telefon dhe një bllok me shënime.
Raporti i plotë policor:
Mitrovicë 17.10.2022 – 17:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.











