Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Trepçës rreth orë 13:00, ku 12 minatorë janë lënduar nga acidi sulfurik, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Spitali i Mitrovicës ka dhënë detaje përmes një komunikate zyrtare, ku ka thënë se 2 nga të lënduarit kanë pësuar lëndime serioze në sy.
10 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.
Komunikata e plotë:
Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë.
Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.
Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.