Një rast tragjik ka ndodhur sonte në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin per Veriu.info ku bëri me dije se viktima është e moshës 36-vjeçare.
“Skenderaj, 20 nëntor 2022
Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare”, ka thēnë Zahiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Veriu.info













