Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Zhabar të Mitrovicës, ku një bombolë e gazit i ka shpërthyer në shtëpi një qytetari.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur i lënduar një person, me ç’rast i njejti ka përfunduar në Intenzivë në QKUK.
I ndjeri kishte pësuar djegie në shkallë 40%, ku si pasojë e plagëve të marra sonte ka ndërruar jetë.











