Një ngjarje e rënd ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sibovc të Obiliq, ku pa shenja jete është gjetur një grua, shkruan Veriu.info
E ndjera është Lavdije Gerguri-Preniqi, e cila dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj me armë zjarri
Ndërsa burri i viktimës ka shpërndarë dy postime në Facebook, në postimin e parë ai njofton për humbjen e bashkëshortes së tij.
Njoftojmë miqë,shokë,dashamirë
Të Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi me pikllim te thellë ju njoftojm se me daten 08.04.2023 nderroj jetë bashkëshortja ime, më e dashura jonë Lavdie (Gerguri) Preniqi duke na lënë të piklluar te gjith familjen Preniqi Për ceremoninë mortore të ndjerës ju njoftojmë në kohë. shkruan Besnik H Preniqi.
Ndërsa për detajet e ceremonisë mortore e ka shkruar dhe njoftimin e dytë:
“Miqë ,Familjare, ju njoftojmë se varrimi i të ndjeres Lavdije ( Gerguri) Preniqi bëhet në ora 17 .Varrimi bëhet te varrezat e Hashanve Obiliq” dhe ky është postimi i fundit i bërë nga ai 3orë më parë












