Një mërgimtar që po vinte në Kosovë, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në Kroaci.
I ndjeri ishte Riza Salihaj nga fshati Jasiq i Deçanit, transmeton Veriu.info.
Njoftimi:
Me dhimbje të thellë njoftojmë se gjatë rrugës për në vendlindje, në një aksident tragjik në Kroaci, ka ndërruar jetë bashkatdhetari ynë:
Riza (Xhelal) Salihaj
Në këto momente të vështira për familjen, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe mbarë fshatit Jasiq.
Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë banor të Xhenetit. 🤲😢














