Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës, ekspertët: Nga rritja prej 20% rëndohet jeta e qytetarëve

29/03/2026 - 10:40
në Lajme
A A
Paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës, ekspertët: Nga rritja prej 20% rëndohet jeta e qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga një prilli i këtij viti është paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mund të rritet deri në rreth 20 për qind.

Mirëpo, deri më tani ende nuk është marrë ndonjë vendim sa i përket tarifave të reja, raporton Ekonomia Online.

Kjo për shkak se ZRRE ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e aplikimeve nga Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) të cilat kanë kërkuar një rritje prej mbi 20 për qind.

E, në rast se merret një vendim për rritje prej mbi 20 për qind ekspertët paralajmërojnë se kjo do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe ekonominë, duke e cilësuar si dështim institucional dhe duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete nga autoritetet.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ekspertja e energjisë, Janina Ymeri në një intervistë për Ekonomia Online u shpreh se nëse ndodhë një rritje e tillë, pasojat do të jenë direkte.

“Nëse ndodh, se akoma nuk janë bërë të ditur raportet as konsultues, e lëre më vendimi përfundimtar. Nëse vjen si vendim rritja 20%, ka me pasë pasoja direkte, fillimisht në rrymë sigurisht, po edhe në produkte të tjera që e kanë të pashmangshëm produktin e rrymës për krijimin e një produkti tjetër ose shërbimi”, tha ajo.

Ymeri përmendi edhe rritjen e importit të energjisë për vitin 2026.

“Domosdo, në këtë vit jemi 9 muaj remont kapital kemi me qenë për “B1” edhe ka me pasë rritje të importit. Megjithëse nuk është parashikuar si i tillë, se e pashë balancën për 2026-ën, ende të papublikuar përfundimisht, prapëseprapë kemi me pasë import bukur të madh, një sasi”, u shpreh ajo.

Nëse rritet çmimi i energjisë Ymeri thotë se ky është dështim, derisa përmendi edhe organizimin e importit e që sipas saj do të shpëtonte rritjen e çmimit të energjisë.

“Jo, nëse rritet çmimi i energjisë elektrike është dështim, është paaftësi menaxheriale në sektorin e energjisë elektrike. Edhe çka ka ndodhë me u bë, është me u organizu importi edhe me u marrë importi me u hy instancat shtetërore, se nuk domethënë që është treg i lirë edhe për rrymën elektrike. Nuk bëhet kjo si me bukë, si me treg të lirë të produkteve të tjera. Ka shembuj të tjerë të shteteve që kanë hy instancat qeveritare shtetërore në importet e gazit për shembull, ose të rrymës. Mundemi me organizu importin edhe i kishim shpëtu rritjes së energjisë elektrike si çmim”, ka thënë ajo.

Ymeri thotë se me çështjen e energjisë nuk është marrë dhe nuk po merret as kryeministri dhe as pjesa tjetër e ministrisë.

“Asnjëherë, asnjëherë në këtë qeveri nuk janë lodhë me u marrë as Kryeministri, as ministrja në lidhje me importin. As tash po e shohim edhe me naftën, nuk merret për shembull ministrja e Tregtisë dhe Industrisë me importin e naftës, me kqyr sa ka rezerva, me na tregu. As atëherë Artane Rizvanolli ose tash me rrymën. Nëse mendohet që kjo nuk është çështje nacionale, është shumë gabim. Kjo është një ndër produktet më të rëndësishme në mbarëvajtjen e ekonomisë sonë”, potencon ajo.

Ymeri tha se importi gjatë muajit janar ka qenë mbi 1 milion euro brenda një dite.

“Në janar dhe shkurt janë bërë të ditura importet. Në janar është mbi 1 milionë euro dita, në shkurt është më pak. Mirëpo nuk domethënë që kanë me qenë njëjtë edhe gjatë vitit. Krejt varet sa organizohet mbarëvajtja e sistemit elektro-energjetik nga ana e KEK-ut. Çdo rënie e blloqeve ka përfitime, mendoj, ka importe të paparashikueshme”, shtoi Ymeri.

Ndërsa ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se në Kosovë ende nuk po ndërmerren hapa konkretë për uljen e sasisë së importit të energjisë.

“Kosova është shtet i varur nga importi dhe importi i energjisë elektrike zë vendin më të lartë në strukturën e importeve. Kjo është rënduar nga fakti që prej vitesh flasim për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese (qoftë me thëngjill, qoftë me energji alternative), por ato nuk po ndodhin. Lajmet më të reja tregojnë se Evropa ka arritur që mbi 47% të prodhimit të energjisë elektrike ta ketë nga burimet alternative, ndërsa në Kosovë ende vetëm flitet dhe nuk ka hapa konkretë”, tha ai.

Ai e konsideroi shqetësuese edhe rritjen e inflacionit, duke shtuar se nuk po ndërmerren hapa konkretë për të minimizuar efektin negativ.

“Është normale të pritet ngritje e çmimit të energjisë elektrike sepse jemi të varur nga importi. Por, ajo që është më shqetësuese është se kjo rritje e inflacionit dhe e çmimit të energjisë nuk po përcillet me hapa konkretë nga institucionet për të minimizuar efektin negativ. Ngritja eventuale e paralajmëruar prej 20% nga prilli do të jetë goditje jo vetëm për standardin e qytetarëve, por edhe për prodhuesit vendor dhe ekonominë në përgjithësi”, u shpreh ai.

Gërxhaliu gjithashtu përmendi se gjatë vitit 2026 për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë situata mund të përshkallëzohet në stagnim të zhvillimit ekonomik.

“Kjo po ndodhë në kohën e problemeve dhe luftërave në Rusi, Ukrainë e në Gjirin Persik. Situata do të jetë shqetësuese dhe viti 2026 mund të ketë një stagnim të zhvillimit ekonomik, i përcjellë me rritje të inflacionit, rritje të importeve dhe tkurrje të eksporteve. Ky është realiteti i Kosovës ku politika është agjendë prioritare, e jo zhvillimi ekonomik”, theksoi ai.

Gërxhaliu deklaron se nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, bizneset do të pësojnë mosfunksionim.

“Në Kosovë është humbje kohe të kërkohet transparenca. Nëse analizohen të dhënat nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, ndoshta nuk kemi ‘mbyllje’ formale, por kemi paralizim apo mosfunksionim të bizneseve. Shumë biznese kanë qenë kompani ekzistuese me mbi 50 punëtorë dhe i kanë ndarë kompanitë që të mos hyjnë në kategorinë e pagesës së lartë të energjisë në tregun e lirë. Në anën tjetër, rritja e kredive sot është afër 80% e GDP-së së Kosovës dhe rritja e mbitërheqjeve (overdraft) në bankat komerciale është afër 700 milionë euro. Këta dy parametra dëshmojnë më së miri mjerimin në Kosovë. Me këtë ngritje të çmimit të energjisë, do të jetë e pamundur që prodhimet “Made in Kosova” të jenë konkurruese, jo vetëm në tregun evropian, por as në atë rajonal”, shtoi Gërxhaliu.

Kosova është afër të përballet me një tjetër shtrenjtim të rrymës, i katërti në katër vitet e fundit. Kërkesa është që të ketë rritje për mbi 20 për qind, shtrenjtim që është kundërshtuar edhe me protestë para rreth dy muajve.

Kompania për furnizim me energji elektrike, KESCO, në aplikimin e dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji, ka kërkuar rritje prej 21.3 për qind të çmimit të energjisë për vitin 2026. Kërkesë për rritje ka pasur edhe nga KEDS dhe KOSTT-i.

ZRRE-ja bën çdo vit shqyrtimin dhe caktimin e tarifave të energjisë elektrike, të cilat shpallen më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Tags: RrymaShtrenjtimi

JU REKOMANDOJMË

Presidentja nuk deklarohet për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Presidentja nuk deklarohet për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale
22/10/2026 - 12:00

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka treguar nëse do ta dekretojë apo jo ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Ajo është pyetur nga gazetarët, por nuk ka...

Më shumëDetails

Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
22/10/2026 - 11:38

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri,...

Më shumëDetails

Ymeri, Vitisë: Ministër, nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin

Ymeri, Vitisë: Ministër, nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin
22/10/2026 - 11:30

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për menaxhimin e sistemit shëndetësor, duke përmendur rastin e një gruaje që...

Më shumëDetails

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë
22/10/2026 - 11:21

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me kthimin e mundshëm të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës pasi s’u dekretua nga presidentja Justina...

Më shumëDetails

Gjyqtari Valon Hajdini emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj

Gjyqtari Valon Hajdini emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj
22/10/2026 - 11:16

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në kuadër të takimit të 373-të, ka emëruar Valon Hajdini gjyqtar mbikëqyrës për degën në Skenderaj të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, raporton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim
22/10/2026 - 10:59

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e paraparë për fjalim. Ajo ka kërkuar që t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë