Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se i riu vdiq më 30 korrik si pasojë e aksidentit, transmeton Klankosova.tv.
Familja Guri ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 4 gusht 2026, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gelancë.













