Një 30 vjeçar e ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në fshatin Janiqishtë të Malishevës, pasditën e ditës së djeshme, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës nga pakujdesia kalon në krahun e kundërt dhe godet ne pjesën ballore veturën civile
Njoftimi i policisë:
Fsh.Janiqishte-Malishevë,10.08.2026-15:50. Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës nga pakujdesia kalon në krahun e kundërt dhe godet ne pjesën ballore veturën civile. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Më datë 11.08.2026 rreth orës 01:50 nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari i cili ka qenë i përfshirë në aksident kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.












