Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Ratkovc të Rahovecit ku një femër ka tentuar t’i japë fund jetës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo kishte përdorur sasi të mëdha të barnave qetësuese.
Viktima është dërgur në spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Raporti policor:
Fshati Ratkovc, Rahovec 05.09.2022 – 17:00. Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, pasi që ka konsumuar sasi të tepruar të barnave qetësuese. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.











