Një rast tjetër i vdekjes ka ndodhur sot në Mitrovicë në rrugën “Fadil Deliqi”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një 56 vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar për Veriu.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – tha Zahiti.












