E dyshimtë është cilësuar vdekja e një vajze në Skenderaj e cila ishte duke marrë terapi të mjekut dhe përnjëherësh i është përkeqësuar gjendja, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Nga emergjenca viktima është dërguar për trajtim por mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e viktimës
“Skënderaj 02.02.2022-19:16. Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”












