Gjatë ditës së djeshme, kryetari Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka marrë vendim që dita e diel të jetë ditë pushimi për shumicën e bizneseve në Vushtrri.
Ndërsa, sot komuna ka thënë detaje të reja lidhur me këtë vendim, transmeton “Veriu.info”.
“Paskëtaj, nga e diela e datës 30.10.2022, bizneset në Komunën e Vushtrrisë nuk duhet të punojnë në ditën e lartcekur, përveç: kafeneve, restoranteve, hoteleve, moteleve, aktiviteteve sportive dhe rekrative, lojërat zbavitëse, internet-kafetë, pikat e shitjes së karburanteve, barnatoret, ordinacat dhe klinikat private”, thuhet në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë
Informatë për biznese
Të nderuar pronarë të bizneseve, ju informojmë se dita e diel është ditë pushimi për shumicën e bizneseve, duke u bazuar në Rregulloren Komunale për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës Nr. 06/2022. Paskëtaj, nga e diela e datës 30.10.2022, bizneset në Komunën e Vushtrrisë nuk duhet të punojnë në ditën e lartcekur, përveç: kafeneve, restoranteve, hoteleve, moteleve, aktiviteteve sportive dhe rekrative, lojërat zbavitëse, internet-kafetë, pikat e shitjes së karburanteve, barnatoret, ordinacat dhe klinikat private.
Njëherazi, për moszbatim të kësaj informate, do të merren masa ligjore konform ligjeve dhe rregullores në fuqi.













