Përveç cilësisë jo të mirë të arsimimit në shkollat kosovare shpeshherë problem po paraqitet siguria në to.
Lexues të Veriu info kanë dërguar pamje ku shihen disa fëmijë, duke qendruar sot në kulmin e shkollës ‘Musa Hoti’ në Mitrovicë.
Objektet shkollore përveç angazhimit të personelit arsimor, kanë të angazhuar edhe person të sigurimit, të cilët kujdesen për objektet shkollore. Po duket se siguria në këtë objekt shkollor në Mitrovicë nuk është e mjaftueshme.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës me entuziazëm e kishte marrë detyrën e saj në fund të vitit 2021, por duket se nuk po punon mjaftueshëm në aspektin e sigurisë në shkolla./Veriu info
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











