Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E kapën vajzën 3-javëshe me gjithë djep me hedh prej dritares”, rrëfimet për masakrën në Rogovë të Hasit

29/01/2023 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
“E kapën vajzën 3-javëshe me gjithë djep me hedh prej dritares”, rrëfimet për masakrën në Rogovë të Hasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Fatmire Berisha, e mbijetuar e kësaj masakre, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar.

Derisa tregon përjetimin e saj dhe humbjen e xhaxhait gjatë masakrës, ajo me lot në sy thotë se një nga momentet më te vështira në gjithë jetën e saj ka qenë kur forcat serbe ia morën vajzën trejavëshe për t’ia hedhur nga dritarja.

“Në atë ditë kam qenë në masakër këtu me vajzën tre javëshe. Kemi qenë në gjumë dhe prej aty agja ka shkuar në pazar, i kanë thënë hajde dërgoi ushtarët. I ka marrë, i ka dërguar, e përcollëm agjën në pazar me djemtë, por, nuk kanë shkuar as 20 minuta dhe është kthyer kombi, ne kemi menduar që nuk po mbahet pazari sepse ka qenë si borë, por kur kemi pa një i katundit duke vozit kombin me ushtarë, ne mbetëm të çuditur e ai na tha jemi me ushtarë. Pas 10 minutave, kanë hyrë forcat serbe me agjen, e atë e kishin rreh të ura, ja kishin thyer duart e dhëmbët, e kishin lidhë e ne nuk kemi ditë asgjë më. Ata gjuanin sa kanë mundur, vajzën time tre javëshe në djep e kanë kap me gjithë djep e për dritare me hedh, e nëna ime iu tha mos se është fëmijë dhe e lanë. Serbët nuk ndalonin duke thënë veç t’i vrasim të gjithë këtu se është ushtria, e njëri tha mos bre se ishim të gjithë gra e fëmijë se burrat ishin në Pazar. Kemi mbetur me atë trishtim e sa herë vjen kjo ditë më duket që ka ndodhë sot”, rrëfen mes lotëve Berisha.

Edhe Zarife Morina, e cila ka humbur tre djemtë dhe burrin në këtë masakër, tregon momentin e fundit që ka pasur me familjarët.

“Unë i kam humbur katër familjarë, burrin me tre djemtë. Është mërzi shumë e madhe. Ditë sikur e sotmja, as nuk ka qenë, as nuk ka me qenë kurrë, veç Zoti ishalla e qet në dritë gjakun e tyre, për tokë të Kosovës kanë rënë, e kanë dhënë shpirtin dhe e dinë për çfarë janë shkuar… E momenti fundit me ta ka qenë shumë i vështirë… Gjatë bisedës së fundit ata kanë thënë, ne të tretë dëshirojmë të shkojmë ushtarë dhe me dhënë jetën për liri, e të fitojmë vendin tonë. Unë thash jeni të rinj e ata insistuan që nuk është asgjë, gjithë jemi për të shpëtuar Kosovën prej serbëve”, tregon Morina për KP.

Në Rogovë të Hasit, 24 vjet më parë dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë