Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E konfirmon këshilltari i Kurtit: Po, vëllai im Dritoni po e provon fatin në tregun e energjisë – i uroj sukses

30/05/2025 - 14:12
në Kryesore, Lajme
A A
E konfirmon këshilltari i Kurtit: Po, vëllai im Dritoni po e provon fatin në tregun e energjisë – i uroj sukses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në tregun e liberalizimit të energjisë’ – dhe këtë po e bën ‘si çdo kush tjetër’.

Ai thotë se i vëllai, nuk po e bën këtë nga ‘lidhjet farefisnore’ por si profesionist i fushës.

Reagimi i plotë:

Qëndrim personal – Për hir të opinionit publik

Po, është e vërtetë – që kur kam hyrë në Qeveri, Dritoni s’ka pushu së qenë vëllau jem (as nuk ishte për t’u pritur ndryshe😊). Dritoni s’është ministër, s’është këshilltar, s’është as roje tek dera – është thjesht një qytetar i lirë që pas 20 vitesh punë të suksesshme në biznes, ka vendos, para rreth 1 viti, me provu fatin në tregun e liberalizuar të energjisë, si çdo tjetër. Aplikoi ligjërisht, siç bëjnë njerëzit normalë. Portalet që e bënë këtë “Breaking Neës” ndoshta kanë nevojë për pushim veror… ose një kurs bazik në ekonomi. Kurse për ata që duan të dinë më shumë – lexoni më poshtë.
Dritoni, afarist që 20+ vite, është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, si çdo qytetar tjetër në këtë vend.

Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. (Lexoni biografinë e shkurtër timen në fund të këtij postimi për ta kuptuar më mirë pse e them këtë.)

Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak.

Për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, përfshirë edhe ata me bindje të ndryshme politike: Mos i besoni gjithçkaje që lexoni në portale që fatkeqësisht shumë prej tyre janë shndërruar në vegla të propagandës politike. Ka shumë mercenarë që nuk e kanë hallin tek e vërteta, por tek titujt bombastikë.

Në shkurt e kam pasë një postim rreth krahasimit të kontratave njëburimore, përfshirë edhe ato për media. Shpenzimet për media për ditë qeverisje, nga 2008 e deri në 2024:

AAK rreth 2,900 euro;

PDK rreth 2,000 euro;

LDK rreth 1,400 euro; dhe

LVV rreth 200 euro.

Këto ^^ shifra tregojnë qartë se për opozitën, komunikimi publik nuk ishte mjet transparence, por mjet propagande, apo i sigurimit të ‘heshtjes’ kundrejt qeverisjes jo të mirë të tyre. Ndërsa, Qeveria Kurti nuk ka pasë nevojë ta siguron ‘heshtjen’ e mediave, sepse ka qenë e udhëhequr nga vlerat e transparencës dhe llogaridhënies.

Me iu kthy çështjes së ditës:

Liberalizimi i tregut të energjisë është vendim ekskluziv i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), një organ i pavarur nga Qeveria që i raporton Kuvendit. Edhe pse sfidat janë reale, ky proces ka qenë i paralajmëruar që nga viti 2016.

Kam pasë biznes timin për shumë vite dhe kam pasë bashkëpunim me shumë prodhues, i kuptoj vështirësitë në të cilat kalojnë për të qenë konkurrent në tregun vendor e të jashtëm.

Qeveria Kurti ka mbështetur vazhdimisht bizneset, veçanërisht prodhuesit, përmes kredive të subvencionuara, fondeve për modernizim dhe eksporte, dhe po planifikon masa të reja për të lehtësuar tranzicionin – si skema për energji efiçiente, subvencione për pajisje moderne dhe mbështetje për auditime energjetike. Njëkohësisht, Ministria e Ekonomisë po komunikon ngushtë me odat dhe prodhuesit për të siguruar bashkërendim më të mirë me ZRrE-në dhe furnizuesit, në funksion të informimit dhe rritjes së konkurrencës që i shërben interesit publik.

Për transparencë:

MDA është një kompani private me 20+ vite përvojë, ne pronesi 100% dhe e drejtuar nga Dritoni – jo nga unë.

Nga viti 2004 deri në 2024, MDA ka qarkulluar 27 milionë euro, ka paguar 1.5 milionë euro taksa, dhe ka pasur mbi 500 punonjës të angazhuar në kohë të ndryshme, në qindra projekte. Shumica dërmuese të qarkullimit ka ardhur nga oraganizata e huaja donatore në Kosovë. Është kompani që nuk është as e afërt me militantizëm politik, por që bazohet në cilësi dhe profesionalizëm.

Përgatitjet për të hyrë në tregun e energjisë së ripërtëritshme Dritoni e ka marr para rreth një viti, për mundësinë për të investuar në tokë private familjare. Tregtimi i energjisë është parë nga ai thjeshtë si mundësi për ta komplimentuar këtë tendencë për tu zgjeruar në këtë sektor. Aplikimi për licencë është bërë në mënyrë të hapur, ligjore dhe të rregullt pranë ZRRE-së.

Falemnderit për vëmendjen.

Ps.: Sa për njoftim personal, për ata që nuk më njohin dhe janë të interesuar:

Gjatë këtyre katër viteve në qeverisje, kam qenë i angazhuar në koordinimin e planifikimit qeveritar, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e performancës së Qeverisë, në mbështetje të Kryeministrit Kurti. Nëse pyesni nëpër institucione, besoj se do të dëgjoni vlerësime pozitive për bashkëpunimin tim me kolegët dhe angazhimin për rezultate konkrete—gjë që më bën krenar për kontributin tim në këtë sektor.

Unë gjithmonë kam besuar dhe vazhdoj të besoj në një sektor privat konkurrues, besim që e kam ndërtuar përmes arsimit dhe përvojës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë angazhimin në Departamentin Amerikan të Tregtisë.

Jam bashkëthemelues dhe dy herë Kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, si dhe bashkëkryesues i Fondit për Edukim Amerikan në Kosovë dhe i Këshillit Konsultativ të Biznesit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës

Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës
07/07/2026 - 13:34

Figura e veprimtarit të njohur shqiptar Adem Demaçi i është shtuar portreteve të figurave kombëtare që ndodhen në zyrën e presidentit të Kosovës. Portreti i Demaçit është vërejtur...

Më shumëDetails

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim
07/07/2026 - 13:20

Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i...

Më shumëDetails

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës
07/07/2026 - 13:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur lule pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Morinë të Gjakovës, në nderim të dëshmorëve...

Më shumëDetails

Bytyqi e AAK-së: Nëse vazhdon kjo lojë e LVV-së, vendi do të shkojë në zgjedhje sërish

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
07/07/2026 - 13:01

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi ka komentuar deklaratat e djeshme që erdhën nga LVV-ja se i kanë se i votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen...

Më shumëDetails

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”
07/07/2026 - 12:13

Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk do të figurojë si pjesë e Serbisë në të dhënat e autoriteteve gjermane. Kjo pasaktësi është korrigjuar nga Autoriteti Federal i...

Më shumëDetails

“Kosova ndër top-vendet me rritjen ekonomike”, Murati shpërndan analizën kritike për importin e lartë të Kosovës

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
07/07/2026 - 12:01

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shpërndarë një artikull të Euronews, që duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka vlerësuar se Kosova pritet të jetë ndër top-shtetet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë