Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit me fanellën e Juventusit.
Zhegrova u paraqit në konferencë për media, për herë të parë si lojtar i “Zonjës së Vjetër”.
Edhe pse ka nisur stërvitjet me grupin, ylli kosovar nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Interit.
“Nuk do të jem pjesë e Interit për ndeshjen ndaj Interit. Kam nevojë për më shumë kohë”, u shpreh Zhegrova.
Kujtojmë që Zhegi te Juventusi u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ai mungoi edhe për Kosovën në ndeshjet e muajit shtator./Indeksonline/