Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka bërë disa kritika ndaj ministrave, duke përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kastrati përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se ministrja Gërvalla nuk merret me njohje të reja, por shkruan për garat që u mbajtën në Ujman.
“Paska shkru kjo ministrja e kanaxheqave , jo për ndonjë njohje të re, por për garat e ” pehlivanave” në Ujman. Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione. Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen”, ka shkruar Kastrati.
Ndryshe Kastrati ka thënë “me çka e ka meritu Kosova me qeverisë këta lloj imbecilash, spo mundem me i ra në fije”.
Reagim të menjëhershëm në lidhje më këtë ka pasur edhe Leutrim Sahiti, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sahiti ka ka thënë se Kastrati ka inati dhe se nuk mund të përballon suksesin e qeverisë.
“I akuzuari për plagjiaturë, Ardian Kastrati paska dalë përsëri me deklarata të papërgjegjshme dhe të mbushura me inat, vetëm pse sot shetisim të lirë në veri. Ky është niveli i argumenteve të tij: Thotë se me tërheqjen e Amerikës, do të zvogëlohej Ujmani. Një logjikë absurde nga një deputet që, për të sulmuar pozitën, është i gatshëm t’i gëzohet edhe humbjes së territorit të Kosovës”, ka shkruar Sahiti.
Sipas Sahitit qeveria tashmë po sjell rezultate konkrete.
“Këta individë nuk mund ta përballojnë suksesin e qeverisë. Janë mësuar të bëjnë “pazare” me Radojçiqin dhe tani, kur qeveria po sjell rezultate konkrete, shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë të urrejtjes dhe destruktivitetit. Me vie keq por nuk vjen ajo ditë gëzimi për ju”, ka shtuar Sahiti.













