Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.
Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person për ta kryer krimin.
Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.
“Të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë” – shkruhet në mbishkrimin e kurorës me lule.













