Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E lodhur por e vendosur, Xhuli: 2026 do të më gjej gati për shtatzëni

18/11/2025 - 13:22
në ShowBiz
A A
Juli i përgjigjet (ish)-partneres së të dashurit të saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-banorja e “BBVK1”, Juliana Nura njihet si një nga femrat më të komentuara në mediat rozë.

Ajo ka folur për Indeksonline, ku rrëfeu hapur rrugëtimin e saj me IVF dhe vështirësitë që, sipas saj, shumë gra hezitojnë t’i thonë publikisht. Ajo thotë se shpesh gratë nënvlerësohen, ndëshkohen apo paragjykohen për problemet e fertilitetit, ndërsa ajo ka zgjedhur të flasë hapur për t’u bërë zëri i tyre.

“Unë normal që jam zëri i shumë grave që nuk kanë ndoshta guxim edhe me tregu sa e vështirë është ose çfarë procedure është ose me tregu haptas se nënvlerësohen ndoshta ose ndëshkohen ose iu bëhet me gisht se s’je mjaftueshëm gru etj. Unë s’i kam këto probleme, unë them troç edhe haptazi që qindra-mijëra gra që shkojnë ne ketë procedurë që sot është shumë normale të bëjnë IVF-në, posaçërisht ditën e sotme që nuk kemi bio bukën, I kemi hormonet, kemi shumë probleme tek spermatozoidet e meshkujve, kemi problem edhe të shëndeti I meshkujve, pastaj edhe problemet tek qelizat e grave etj. Është një fluks, ka kohë që njerëzimi e ka vështirë mu shumu edhe me lanë pasardhës ose me u bo prind. Unë mendoj që kjo është gjëja më e bukur që ekziston në këtë botë. Krejt punën krejt suksesin unë mendoj që e boj për me i krenu prindërit e mi dhe gjithashtu me i krenu edhe fëmijët e mi të ardhshëm, gjithashtu edhe vetën normal”, tha ajo.

Nura shpjegoi se IVF-në e ka nisur në fillim të vitit 2025 dhe tregon se procedura nuk lidhet vetëm me shtatzëninë, por edhe me ngrirjen e vezëve për të ruajtur mundësinë e një shtatzënie të ardhshme.

“IVF e kam startu në 2025, në muajin shkurt kur e kam bërë IVF-në e parë. IVF nuk bëhet vetëm për me ngel shtatzënë por bëhet edhe për më I bë vezët gati për me i tërhek dhe me i ngri në spital dhe pastaj me I pas ato që kurdo që ti je gati me u bë nënë. Kështu që janë dy IVF, ai për me I ngri vezët dhe ai që I shkrin vezët dhe i bën gati me spermatozoidin dhe bëhet një fryt, një embrion që futet brenda tek gruja për me u rrit me të gjitha të mirat që i ka gruaja që ngel shtatzënë”.

Procesi, sipas saj, ka qenë tejet i rëndë. Juliana tregon se ka bërë tre IVF brenda vitit, në shkurt, maj dhe gusht, duke e përballur me një ngarkesë ekstreme fizike, psikike dhe financiare.

“IVF-në e parë e kam filluar në shkurt, IVF-në e dytë e kam fillu në maj dhe IVF-në e tretë e kam startu në muajin gusht dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë sepse nëse njerëzit nuk e dinë çka është IVF – është një “bombë atomike” për gruan ku janë krejt hormone e përziera, lodhesh fizikisht, psiqikisht, mentalisht gjithashtu edhe financiarisht, nuk është e lirë aspak dhe për mua ka qenë një periudhë 2025-ta mundem me thënë nder më të vështirat në vitet e jetës tem sepse nuk është vetëm tek IVF që e kam bërë por ka qenë biznesi, puna, fabrika, renovimi i banesës e shumë gjëra të tjera që ka afektu por IVF definitivisht ka qenë ndër më të vështirat procedura që unë e kam bërë dhe goxha e fortë jam si person kështu që une nuk ankohna për gjëra të lehta duhet me qenë shumë një gjë e vështirë për Xhulin me thënë që po ka qenë shumë e vështirë”.

Juliana zbuloi se tashmë po përgatitet për IVF-në e katërt, të cilën do ta nisë në janar, me shpresën që viti 2026 ta gjejë gati për një shtatzëni të suksesshme.

“IVF e katërt kam me startu tash në janar dhe shpresoj që vitin 2026 do të jemi gati për me i bo gati vezët dhe embrionin që është bërë prej këtyre vezëve i shëndetshëm edhe normal me bë gati veten për një shtatzëni të suksesshme”, u shpreh ajo.

Në fund, Nura dha një mesazh të fortë për të gjitha gratë që përballen me problemet e fertilitetit, duke u bërë thirrje të mos presin derisa të jetë vonë.

“Për të gjithë ato gra, femra, të martuar apo jo të martuar ua urojë që në qoftë se nuk kanë mundësi me ngel shtatzënë në mënyrë natyrale ose nuk kanë bashkëshort ose partner lë ta bëjnë IVF-në të paktën lë t’i ngrijnë vezët që mos ta humbin mundësinë e të bërit nënë në të ardhmen për një gjë që s’ka shku mendja me e bë kur ke qenë e frytshme dhe mandej kur nuk je më e frytshme nuk ke vezë me i ra pishman. Kështu që unë jam shumë e lumtur që unë shkoj me trendin e diasporës ku tek ne nuk është problem me fol për këto gjëra dhe këtë e kam mendu kur kam qenë 28-vjeçe që me i ngri vezët edhe nëse unë vendosi të dyzetave me ngel shtatzënë atëherë më i bë fëmijët pse jo edhe më herët por që iu urojë çdo gruaje e cila e ka ëndërr për t’u bërë nënë që ta bëjë IVF-në edhe pse është e vështirë por mos u ndalni sepse çdo tunel ka një dritë në fund kështu që edhe prej juve do të ketë dhe ju dua shumë të gjitha grat që po luftojnë për një IVF ose për t’u bërë nënë”, përfundoi ajo./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Bebe Rexha solidarizohet me protestuesit në Shqipëri: Gjenerata e re është e ardhmja

Bebe Rexha solidarizohet me protestuesit në Shqipëri: Gjenerata e re është e ardhmja
20/10/2026 - 20:46

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është solidarizuar me protestuesit në Shqipëri. Ajo ka ndarë në një “story” në Instagram një video-kolazh me pamjet nga protesta, që e vë theksin...

Më shumëDetails

Gjakova mirëpret Eli Farën më 28 nëntor

Gjakova mirëpret Eli Farën më 28 nëntor
20/10/2026 - 19:16

Eli Fara, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu, do të performojë në Gjakovë në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”. Gjakova do të jetë nikoqire e një mbrëmjeje...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani viziton Jeta Statovcin pas lindjes së djalit: Mirënjohëse për miqësinë

Vjosa Osmani viziton Jeta Statovcin pas lindjes së djalit: Mirënjohëse për miqësinë
20/10/2026 - 16:58

Ish-presidentja Vjosa Osmani, dhe deputetja Albena Reshitaj kanë vizituar ish-deputeten Jeta Statovci, pas lindjes së djalit të saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë Statovci përmes një...

Më shumëDetails

Kim Kardashian mahnit me paraqitjen e veçantë, fustan glamuroz me lule dhe detaje perlash

Kim Kardashian mahnit me paraqitjen e veçantë, fustan glamuroz me lule dhe detaje perlash
20/10/2026 - 16:42

Kim Kardashian u shfaq në mbrëmjen gala të Academy Museum në Los Angeles, me një fustan të ngushtë pa rripa, i cili theksonte linjat e trupit të saj....

Më shumëDetails

Enca feston ditëlindjen, kjo është dhurata më e mirë që ka marrë

Enca feston ditëlindjen, kjo është dhurata më e mirë që ka marrë
20/10/2026 - 16:27

Artistja e njohur, Enca, sot feston ditëlindjen. Këngëtarja nga Shqipëria ka mbushur dje 31 vjeç dhe, me ndjekësit e saj, ka treguar se cila është dhurata më e...

Më shumëDetails

Kush janë opinionistët e Big Brother VIP Kosova 5?

Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP Kosova 5
20/10/2026 - 15:23

Në emisionin “Kosova Today” është diskutuar se kush do të jenë opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova. Vesa Kelani bëri të ditur se njëri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë