Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E mbushën listën me kanale serbe e turke, IPKO merr “goditje”: ARKEP thotë se qytetarët mund ta shkëpusin kontratën

06/05/2022 - 18:10
në Ekonomi, Kryesore
A A
E mbushën listën me kanale serbe e turke, IPKO merr “goditje”: ARKEP thotë se qytetarët mund ta shkëpusin kontratën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushtimi” i platformës IPKO me kanale serbe dhe ato turke, pas heqjes së kanaleve nga Shqipëria, të paketës Digitalb, i ka irrituar shumë klientë të operatorit slloven në Kosovë.

Ndërkohë që përkundër ndryshimeve dhe mos përmbajtjes së marrëveshjes nga ana e tyre, IPKO ka provuar që t’i obligojë abonentët e saj me kontrata që të qëndrojnë klientë të saj duke mos iu ofruar mundësinë e shkëputjes së kontratave. Por, kjo po del se po ndodhë jashtëligjshëm nga ana e operatorit slloven në Kosovë, IPKO.

Dhe për këtë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare përmes një njoftimi publik u ka bërë të ditur konsumatorëve se “Bazuar në Rregulloren nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, neni 5 (shkëputja e kontratave), paragrafi 2 përcakton që: Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve”.

“Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën”, thuhet tutje në sqarim.

Ky është njoftimi i plotë i ARKEP:

Përmes kësaj komunikate njoftojmë opinionin se ARKEP është organ kompetent për rregullimin e sektorit të komunikimeve elektronike dhe postare. Neni 4, paragrafi 1.32 i Ligjit për Komunikime Elektronike përcakton që:

“Shërbim i komunikimeve elektronike – shërbimi që zakonisht ofrohet me pagesë, i cili përftohet, tërësisht ose pjesërisht, nga përcjellja e sinjaleve përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike, që përfshin shërbimet e telekomunikacioneve dhe shërbimet e transmetimit në rrjetet e përdorura për transmetime radio-televizive dhe në rrjetet e televizionit kabllor, por duke përjashtuar shërbimet, të cilat ofrojnë përmbajtje nëpërmjet rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, ose që ushtrojnë kontroll redaksional ndaj përmbajtjes së ofruar për transmetimin, duke përdorur rrjetet ose shërbimet e komunikimeve elektronike. Ai nuk përfshin shërbimet e shoqërisë së informacionit, të cilat nuk përbëhen, tërësisht ose pjesërisht, nga përcjellja e sinjaleve në rrjetet e komunikimeve elektronike”.

Ligji Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, neni 3 përcakton që: KPM-ja rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Prandaj, bazuar në dispozitat ligjore të lartcekura, ARKEP nuk është kompetent për përmbajtjen e transmetuar nëpërmjet kanaleve televizive dhe ndryshimet e bëra në platformën e operatorëve.

Në këtë drejtim edhe informatat e qarkulluara së fundmi lidhur me ndryshimin e kanaleve të operatorit IPKO Telecommunications LLC (IPKO), duhet të trajtohen në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që kanë institucionet tona, si organe të pavarura kushtetuese.

Për më tepër, ARKEP ju njofton se operatori IPKO Telecommunications LLC, përveç që posedon autorizimin për ofrimin e rrjetit dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, të lëshuar nga ARKEP, e njëjta posedon licencë për transmetim të lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe si rrjedhojë edhe kontratat me konsumatorët për ofrimin e shërbimeve të Televizionit Digjital Kabllor udhëhiqen bazuar në Rregulloret e miratuara nga KPM (shih kushtet e veçanta të abonimit në shërbimet e ofruara nga IPKO).

ARKEP ka kohë që ka miratuar legjislacionin e nevojshëm së bashku me udhëzuesit për konsumatorët që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në fushën e komunikimeve elektronike.

Bazuar në Rregulloren nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, neni 5 (shkëputja e kontratave), paragrafi 2 përcakton që: Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën.

Pra, kjo dispozitë zbatohet në raste kur ofruesi i shërbimeve ndryshon kushtet e kontratës në fushën e komunikimeve elektronike (shërbimet e telefonisë mobile, fikse dhe të qasjes në internet), kurse në rastet kur ofruesi i shërbimeve i zbaton kushtet e kontratës dhe konsumatori dëshiron të shkëpusë kontratën, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 5.7 te Rregullores, ku përcaktohet që:

“Ndërmarrësi mund të kërkojë kompensimin e dëmit për shkëputjen e parakohshme të kontratës gjatë nëntë (9) muajve të parë, kur kontrata është e lidhur për 12 muaj, respektivisht 12 muajve të parë, kur kontrata është e lidhur për 24 muaj. Shuma e kompensimit të dëmit nuk mund të tejkalon tarifën e parapagimit mujor për periudhën e mbetur prej nëntë (9) respektivisht 12 muajve pas hyrjes në fuqi të kontratës, me përjashtim të rasteve kur përdoruesit fundor i ofrohen pajisje fundore, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 9 të Rregullores.”

Bazuar në atë që u tha më lart, ARKEP njofton opinionin se të gjitha ankesat që kane të bëjnë me çështjen e transmetimit të kanaleve televizive të drejtohen tek KPM, si organ përgjegjës për licencimin dhe monitorimin e përmbajtjes së transmetuar, kurse ankesat që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, mobile dhe qasjes në internet të drejtohen në ARKEP.

ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji bazë Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike, në vazhdimësi ka qenë i angazhuar në krijimin e kushteve për rritjen e kualitetit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.

JU REKOMANDOJMË

Ekspertët: Presidentja duhet të jetë më aktive në komunikimin publik dhe më transparente me qytetarët

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
07/11/2026 - 09:36

Njohës të së drejtës kushtetuese dhe ekspertë të komunikimit publik kanë vlerësuar se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet të jetë më aktive në komunikimin me publikun dhe...

Më shumëDetails

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, ja çfarë iu premtoi atyre

Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, ja çfarë iu premtoi atyre
06/11/2026 - 20:32

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga afër me punën e tyre dhe njëkohësisht ka...

Më shumëDetails

Patën probleme për kapela në ceremoninë e diplomimit, Kurti flet për arritje tjera të policisë: Buxheti u shtua mbi 50%

Patën probleme për kapela në ceremoninë e diplomimit, Kurti flet për arritje tjera të policisë: Buxheti u shtua mbi 50%
06/11/2026 - 17:11

Kryeministri Albin Kurti është lavdëruar me “mbështetjen” që Qeveria e tij i ka dhënë Policisë së Kosovës, duke thënë se ajo ka qenë shumë më e lartë sesa...

Më shumëDetails

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati
06/11/2026 - 10:09

Skandalet me cilësinë e mishit në Kosovë nuk kanë të ndalur, duke u shndërruar në një çështje shqetësuese për shëndetin e qytetarëve të vendit tonë. Por fatkeqësisht kjo...

Më shumëDetails

180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj në tetor

180 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë vozitjes në Ferizaj në tetor
06/11/2026 - 09:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente. Veprimet ndëshkuese nuk kanë munguar: vetëm përgjatë muajit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë