
Çdo ditë në vendin tonë raportohet një numër i madh i rasteve të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga anëtarët e familjes.
E një rast i tillë është raportuar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut, ku një grua e moshuar ka denoncuar në Polici kushëririn e saj për të cilin thotë se e keqtrajton vazhdimisht.
Sinjali mëson se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike e fizike te 69-vjeçarja, e cila para hetuesve ka deklaruar se është e frikësuar nga kushëriri i saj, pasi i njëjti në gjendje të dehur e shan, fyen dhe e godet.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.











