
Në fakt, në emision Sllamniku ishte në tërësi kundër Mustafë Bajramit, teolog, i cili kishte fjalë të mëdha në lidhje me veprimtarinë letrare të Kadaresë. Që në fjalën e parë, Sllamniku e përmendi Zotin.
“Nëse të ka thanë Allahu ikre (lexo v.j.), a i ke lexu poezitë e Ismail Kadaresë?” – ishte pyetja fillestare e Sllamnikut drejtuar Bajramit, transmeton Nacionale.
“Shumë here” – ishte përgjigja e rrufeshme e teologut Bajrami.
“Ka sidomos prifrinjë dhe hoxhollarë që nuk iu kanë nënshtruar regjimit enverist, jo si ky langoz me iu bo, kameleon deri në kohën e Enverit me Enverin, pastaj me të tjerët. Kredo, morali dhe etika e një akademiku nuk matet vetëm me shkrime” – ishte hyrja e Sllamnikut, e cila ishte një prelude për goditjet personale ndaj figurës së Kadaresë.
Në fjalitë pasuese, Sllamniku e bëri fajtor Kadarenë për krimet e komunizmit gjatë kohës së diktatorit Hoxha. Madje, konspiracionisti tha se Kadare është dashur të kërkonte falje për “marrjen në qafë të popullit shqiptar të Shqipërisë”.
Në fjalinë pasuese, Sllamniku i krahasoi përkthimet e Kadaresë në gjuhë të ndryshme, të cilat i përmendi Bajrami, me përkthimet e librit të “Lufta ime” e Hitlerit.
Në një moment, Sllamniku e akuzoi Kadarenë për persekutim të shqiptarëve, ndërsa tha se Kadareja është ulur në prehër të Sorosit, një figurë e madhe ndërkombëtare që përkrah idenë e “shoqërisë së hapur”.











