
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte është bashkuar për iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc të Komunës së Suharekës.
Ai u prit nga humanisti Halil Kastrati dhe të moshuarit e kësaj shtëpije.
Halil Kastrati e ka falendëruar kryeministrin Kurti për këtë vizitë, raporton gazeta10.
Kastrati përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin Kurti për aktivitetet e shoqarës dhe aktivitetet e saj për këtë vit.
Gjithashtu Kastrati ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë shprehur gadishmerinë e shoqatës për bashkëpnim të ndërsjell në dobi të qytetarëve në nevojë.
Postimi i plotë i Halil Kastratit:
E pritem Kryeministrin për Iftar në Shtëpinë tonë!
Sonte te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit na nderoi në Iftar Kryeminstri i Kosovës z. Albin Kurti së bashku me zv.Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrasrukturës z. Hysen Durmishi si dhe disa deputet e staf nga kabineti i kryeministrit.
Banorët e shtëpisë ishin shumë të lumtur qe bënë Iftar bashkë dhe qe kishin mundësi të bashkë bisedojnë me të parin e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministrin e informuam për aktivitetet e shoqatës si dhe për projektet tona për këtë vit, gjithashtu shprehëm gadishmerinë tonë për bashkëpunimin të ndërsjell në dobi të qytetarëve në nevojë.
Faleminderit për vizitën dhe nderin Kryeminstër!











