Një zjarr që shpërtheu në rrethana të panjohura në një shtallë kafshësh në fshatin Duhël të Suharekës i ka marrë jetën 14 kecërve që ndodheshin brenda, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë arritur të shpëtojnë kecërit që ishin brenda shtallës.
Njoftimi i plotë policor:
Fsh. Duhël, Suharekë 30.03.2023 – 16:00. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura është kapluar nga zjarri një shtallë (nga druri) e improvizuar, pronë e viktimës mashkull kosovar. Sipas viktimës në shtallë kanë qenë 14 kecër (edha). Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarri, mirëpo si pasoj e zjarrit dhe tymit të gjithë kecërit kanë ngordhur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.













