Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në një vendopunishte, më saktësisht në një gurthyes në Çirez, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Një person ka ndërruar jetë në gurthyesin “Erti Sh.P.K” në Çirez të Skenderajt.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht pë këtë ngjarje ditën e sotme.
Gazeta mëson se personi që ka humbur jetën është Vesel Zejnullahi nga Shipoli i Mitrovixës, i cili me familjen e tij merren me bagera.
Rastin e ka konfirmuar për Veriu.info përfaqësuesi i kësaj kompanie, Rrahman Bucolli, i cili ka shpjeguar edhe rrethanat e vdekjes së këtij personi, por që nuk ka dhënë emrin.
Ai ka thënë se personi nuk ka qenë punëtor por klient në kompaninë e tyre, dhe e ka shkelur rrota e ekskavatorit.
“Personi në fjalë ka qenë klient në kompaninë tonë, dhe gabimisht e ka zënë rrota e bagerit.” – ka thënë ai për Veriu.info.
Rastin e vdekjes së punëtorit e ka konfirmuar për Veriu.info edhe Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se një person është gjetur pa shenja jete në një vendpunishte në Çirez.
“Mund të konfirmoj se një person është gjetur pa shenja jete në një vendpunishte në fshatin Çirez në Skenderaj, rrethanat e vdekjes ende nuk dihen.” – tha Zahiti për Veriu.info.













