Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Rakinicë të Skënderaj, shkruan Veriu.info
29-vjeçarja ka ndërruar jetë, pasiqë nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra.
Gruaja në momentin tragjik ishte duke ngasur makinën.
Njoftimi i Policisë:
Aksident trafiku me fatalitet
Skenderaj, 03 gusht 2023
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.
Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e automjetit . Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Foto: Ilustrim













