Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur ditën e shtunë në Prishtinë, ku një person ka sulmuar katër zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I dyshuari fillimisht nuk ka respektuar urdhrin policor e më pas ka sulmuar policët.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë, 06.08.2022 – 19:18. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin policor./Veriu.info/











