
Një person ka humbur jetën sot rreth orës 13:30 në Mitrovicë si pasojë e rënies nga ura afër parkut Solana, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka konfirmuar se viktima është i moshës rreth të 50-tave.
Sot , rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘ Dëshmorët e Kombiti” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia e urës.ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – tha Zahiti për Veriu.info.










