Rreth orës 00:30 në Skenderaj në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri te një konflikt në mes të Policisë dhe disa personave, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Mësohet se njëri zyrtar është goditur në kokë, ndërsa tjetri në trup.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës si dhe ekipet e Emergjencës.












